Lajme

Kurti ia konfirmon Cholletit gatishmërinë për takim me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një bisede telefonike që ka pasur të premten me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të sheti, Derek Chollet, ia ka konfirmuar atij gatishmërinë për takime të radhës të nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut.

Siç njofton zyra e kryeministrisë së Kosovës të shtunën, Kurti shprehu pajtimin e tij për nevojën që të intensifikohet procesi i dialogut me Serbinë.

Lexo më shumë  ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi dje një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Diskutuan për propozimin evropian, të pranueshëm si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel. Gjithashtu, u theksua rëndësia e avancimit për Kosovën në integrime ndërkombëtare në kohën kur të arriturat demokratike dhe ekonomike të Kosovës në këto dy vitet e fundit janë evidentuar nga shumë organizata e institute ndërkombëtare prestigjioze. Kryeministri Kurti konfirmoi gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe shprehu pajtimin e tij për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *