Lideri i opozitës në Rusi shpallet fajtor për mashtrim
Lideri i opozitës ruse, Alexey Navalny, është shpallur fajtor për mashtrim. Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e së martës nga agjencia shtetërore e lajmeve në rusi Tass.
Navalny u dërgua në Gjermani për trajtim mjekësor pasi u helmua në Siberi më 20 gusht 2020 me një element që ekspertët arritën në përfundimin se ishte agjenti nervor ushtarak Novicok. Moska ka hedhur poshtë gjetjet e tyre dhe akuzoi perëndimin për një fushatë shpifje kundër saj.
Ai u arrestua menjëherë sapo u kthye në Rusi, ndërsa tashmë pritet dënimi ndaj kritikut më të madh të Vladimir Putin.
Rruga Press