Bota

Lideri çeçen e thotë haptazi se kush e ka radhën pas Ukrainës

Lideri çeçen prorus, Ramzan Kadyrov e ka thënë qartë se cila është shënjestra ruse pas Ukrainës. Sipas tij është Polonia.

Kadyrov pretendon se lufta në Ukrainë tashmë është fituar dhe se Polonia është e ardhmja. Në një video propagandistike të publikuar në rrjetet sociale, Kadyrov thotë se plani është të kalojë në Poloni pasi të pushtojë Kievin.

“Planet janë madhështore, ne tashmë po zhvillojmë një plan për çmilitarizimin e vendeve të NATO-s. Polonia është e para në radhë pas kapjes së Kievit. Ukraina është zgjidhur, unë jam i interesuar për Poloninë”, tha Kadyrov.

Lexo më shumë  Franca lëshon një urdhërarrest të ri për Assadin e Sirisë

Gjithsesi, deklarimet e tij duhet të merren me rezerva, pasi që në fillim të luftës kanë patur një dozë të provuar delirantizimi.

Pork jo nuk e zhbën ambicien ruse, e cila e sheh Ukrainën si pedanë për të vijuar më tej, edhe duke llogaritur një luftë me Perëndimin. Një sulm ndaj Polonisë, është automatikisht një sulm ndaj NATO-s.

Ndërkohë, tanket e para amerikane të tipit Abrams mbërritën në Poloni, raportoi BBC-ja të hënën.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, deklaroi se me këto tanke do të stërviten ushtarët polakë, me qëllim të pengimit të një agresioni të mundshëm rus.

Lexo më shumë  Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

“Tanket Abrams mbi të cilat do të stërviten ushtarët polakë tashmë janë në Poloni. Ne do të jemi gati kur të vihet në dispozicion i pari nga 250 tanket më të avancuara që kemi porositur. Polonia do të ketë forca moderne dhe të fuqishme për të penguar agresorin në rast emergjence”, tha Blaszczak.

Muaj më parë, Polonia ia dorëzoi Ukrainës 200 tanke sovjetike T-72, për çka Ukraina bëri thirrje publike që t’i ofrohen më shumë tanke moderne, e më pak aso sovjetike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *