Lajme

Liderët shqiptar për aksidentin në Bullgari

Ambasadorja e SHBA-së në vend Kejt Meri Burns shprehu ngushëllimet e saj për viktimat e aksidentit të autobusit që ndodhi mbrëmë vonë në Bullgari.

“Në emër të Ambasadës Amerikane, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre dhe mbështetjen tonë për të lënduarit, si dhe për ata që u thyen zemra kur morën vesh për këtë ngjarje tragjike. Mendimet tona janë me ju në këto kohë të vështira”, shkroi ambasadorja Burns në Twitter.

Në të njëjtën kohë edhe Ambasada Amerikane në Sofje shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduare. “Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllime më të sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve”, ka shkruar Ahmeti.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka thënë se lajmi për tragjedinë është i tronditur. “Edhe më të rëndë këtë tragjedi e bëjnë informatat se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. Ngushëllime dhe forcë familjarëve të viktimave, këto ditë të gjithë do të jemi me ata dhe me të lënduarit për të cilët lutemi të shërohen sa më shpejtë”, ka shkruar Sela.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura dhe u ka uruar shërbim të lënduarve në aksidentin në Bullgari. “Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut. Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit!”

Në një postim në Facebook, kryeministrit shqiptar Edi Rama e cilëson si “dhimbje” këtë ngjarje tragjike dhe thotë se nuk ka fjalë për tragjedinë ku humbën jetën thuajse të gjithë udhëtarët. “S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët…Dhimbje”, shkroi Rama.

Kreu i PD-së Lulzim Basha i cili i shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave.
“I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashëkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme” ka shkruar Basha.

Lexo më shumë  Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan  

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Bullgari. “Republika e Kosovës vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, por edhe nevojën për të reaguar shpejt, prandaj do t’u qëndrojmë afër miqve tanë në këto momente të vështira për ta”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe tha se Kosova është e gatshme për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar Kurti.

Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të të lënduarve u shprehu edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *