KryesoreLajme

Liburn Aliu: Do ndërtohet linja Prishtinë-Fushë Kosovë me “tren të lehtë”

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se përmes një linje hekurudhore me tren Prishtinë-Fushë-Kosovë, mund të rregullohet çështja e kolonave në mes të këtyre dy qyteteve.

Aliu tha se udhëtimi me tren “të lehtë” do ta shkarkonte qarkullimin e veturave ku po krijohen kolona të gjata në mes të Fushë-Kosovës dhe Prishtinës.“Projekt tjetër është projekti që lidh Prishtinën me aeroportin. Mbase mund të fillohet një projekt që mund ta lidhë Prishtinën dhe Fushë-Kosovën, që do të ndihmonte shumë në shkarkimin e qarkullimit të veturave nga Prishtina në Fushë-Kosovë, do të ulej shumë fluksi. Pra, nga stacioni i trenit ku e kemi këtu (Prishtinë), deri tek stacioni në Fushë-Kosovë, të ndërtohet linja e trafikut urban me tren të lehtë”, është shprehur Aliu.

Lexo më shumë  Kosova nënshkruan marrëveshje mbi 40 milionë euro për shëndetësinë me Bankën Evropiane

Ndër të tjera, Aliu tha se gjendja e hekurudhave është e rëndë, andaj edhe mendohet të modernizohen disa nga hekurudhat në Kosovë.

“Gjendja e hekurudhave është e rëndë, funksionon me fonde të Bashkimit Evropian. Është duke u modernizuar hekurudha e Hanit të Elezit që lidhet me Fushë-Kosovën, pastaj me Mitrovicën”, ka thënë Aliu.

“Janë projekte tjera, tashmë të dizajnuara, një ndër to është edhe hekurudha prej Fushë-Kosovës në Merdare”, është shprehur Aliu.

Lexo më shumë  “The Telegraph”: Edhe investitorët e Zvërnecit pas marrëveshjes së turpshme Trump – Putin? 

“Pastaj edhe hekurudha Prishtinë-Pejë është funksionale, ndërsa Klinë-Prizren, e cila nuk është funksionale, kërkohet të rindërtohet”, shtoi Aliu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *