KryesoreLajme

Liberalizimi i energjisë elektrike, Kurti: Përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Bursa Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) është një ëndërr e kamotshme e realizuar për Kosovën.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ALPEX është mekanizmi përmes të cilit tregu energjetik në të dy anët e kufirit bashkohet, e komplementariteti mes kapaciteteve energjetike shfrytëzohet më së miri.

Lexo më shumë  Mbështetja për Albin Kurtin është detyrë patriotike

“ALPEX është themeluar më 1 shkurt 2024. Ai është një treg që operon me rregullat më rigoroze e standardet më të larta të Evropës, ku gjithçka është transparente e çdo transaksion lë gjurmë të pashlyeshme. Dje dhe sot, përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur me çmime konkurruese dhe transparente”, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka shkruar se: “ALPEX është gjithashtu një hap i rëndësishëm drejt integrimit të tregut të energjisë elektrike të Kosovës në tregun evropian që parashihet të realizohet në vitin 2030”.

Lexo më shumë  Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale
YouTube player