Sport

Lewandowski i kundërpërgjigjet Messit

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski për herë të parë ka zbuluar se ka mbetur shumë i zhgënjyer që nuk e ka fituar “Topin e Artë” për këtë vit. Lewandowski përfundoi i dyti pas Lionel Messit, i cili e fitoi për herën e shtatë në karrierë këtë çmim.

“Ndjeva trishtim. Nuk mund ta mohoj”, ka thënë Lewandowski për mediumet polake. “Nuk mund të them se isha i lumtur, përkundrazi. Kam, një ndjenjë trishtimi. Të jem kaq afër, të konkurroj me Messin, sigurisht që e respektoj se si luan dhe çfarë ka arritur. Thjesht, fakti që isha i aftë për të konkurruar me të, më tregoi nivelin që e arrita”.

Lexo më shumë  Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Lewandowski po ashtu i është kundërpërgjigjur Messit, i cili gjatë ceremonisë së mbajtur në Paris kur e pranoi “Topin e Artë”, e urdhëroi “France Footballin” për t’ia dhënë polakut çmimin për vitin 2020.

“Unë nuk jam aq entuziast për marrjen e çmimit të vitit 2020. Do të doja që deklarata e Messit të ishte e sinqertë dhe e sjellshme nga një lojtar i madh, dhe jo vetëm fjalë boshe”, ka thënë polaku.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *