Lajme

Lëvizja VETËVENDOSJE! propozon projektligj që përcakton marzhin e fitimit për produktet bazë

Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka propozuar që të iniciohet projektligji që përcakton marzhën e fitimit për produktet bazë, këtë e ka bërë të ditur shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Në Kuvend ajo ka thënë se nëse reduktohet TVSH-ja, sipas kërkesës së opozitës, të hyrat nga Administrata Tatimore e Kosovës do ndikohen, do të ketë ulje dhe më pak të hyra për fondet për shpërndarje.

Lexo më shumë  Prokuroria Speciale ndalon një serb të dyshuar për krime lufte në Gjakovë

Ditë më parë, Qeveria miratoi një udhëzim administrativ për t’i rregulluar çmimet e derivateve duke përcaktuar marzhën e fitimit për bizneset. Kusari-Lila tani ka thënë se “në këtë kohë krize, grupi i VV-së propozon të iniciojë projektligjin për përcaktimin e fitimit për produktet bazë”.

Ajo ka kritikuar opozitën për rrëzim të marrëveshjes ndërkombëtare për projektin e reformës në skemën sociale. Sipas saj, do të ketë efekt negativ te kjo kategori.

Lexo më shumë  Trevjetori i luftës në Ukrainë, Maqedonci: Vitin e kaluar Kosova i dërgoi Ukrainës dy pako mbështetëse ushtarake

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *