Bota

Alarmi nga Anglia: Kolona me armë kimike është përplasur me kamionin, rreziku për rrezatim…

Disa aktivistë britanikë kanë ngritur alarmin në Angli, pasi u raportua se një kolonë ushtarake që transportonte armë kimike është përfshirë në një aksident.

Aktivistët njoftuan se një kolonë ushtarake ka kaluar në Kirkham, Preston, Garstand, Lancaster, Kendal, Penrith dhe Carlisle, me destinacion final Skocinë, ndërsa thuhet se transportonte raketat Trident. Gjatë rrugës aktivistët pretendojnë se kolona është përfshirë në një aksident ku është përplasur me një kamion, duke krijuar rrezikun për rrezatim.

Lexo më shumë  Marrëveshja SHBA-Iran ul ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet globale

Megjithatë, zëdhënisi i Ministrisë së Mbrojtjes i hodhi poshtë këto pretendime, ndërsa deklaroi se nuk është bërë asnjë transport armësh kimike.

Materialet bërthamore të mbrojtjes transportohen vetëm kur është e nevojshme, dhe siguria dhe siguria e publikut janë prioriteti më i lartë. Të gjitha operacionet e autokolonave ndjekin procedura strikte dhe të sigurta, dhe Ministria e Mbrojtjes është e pajisur për t’iu përgjigjur çdo incidenti, sado i pamundur të jetë.”- deklaroi ai.

Lexo më shumë  Gjykata e Strasburgut rrëzon pretendimin e Dodikut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *