Bota

Lëvizja ruse nuk sinjalizon synimin për të përdorur armë bërthamore, te pakten tani për tani

Shkruan Gordon Corera, BBC

Presidenti Putin ka urdhëruar komandën e tij ushtarake të vendosë forcat bërthamore në një gjendje gatishmërie “të veçantë”.

Kjo pas asaj që Moska quan “deklarata agresive” nga vendet e NATO-s.

Udhëheqësi rus kishte lëshuar tashmë një paralajmërim të koduar se ai ishte i gatshëm të përdorte armë bërthamore ndërsa filloi pushtimin e tij në Ukrainë.

Javën e kaluar, ai paralajmëroi se “kushdo që përpiqet të na pengojë” do të shohë pasoja “të cilat nuk i keni parë kurrë në historinë tuaj”.

Lexo më shumë  BE-ja paralajmëron Serbinë: Kushdo që vë në dyshim gjenocidin e Srebrenicës s’ka vend në Evropë

Këto fjalë u interpretuan gjerësisht si sinjalizues i një kërcënimi për përdorimin e armëve bërthamore nëse Perëndimi do ta pengonte në rrugën e tij të pushtimit të Ukrainës.

Zhvendosja publikisht në statusin e alarmit të lartë është një mënyrë që Moska të dërgojë një paralajmërim. Kalimi në statusin e alarmit ka të ngjarë ta bëjë më të lehtë lëshimin e armëve dhe më shpejt. Por kjo nuk do të thotë se ekziston një synim aktual për t’i përdorur ato.

Lexo më shumë  Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Rusia ka stokun më të madh të armëve bërthamore në botë, por gjithashtu e di se NATO gjithashtu ka mjaftueshëm për të shkatërruar Rusinë nëse ato do të përdoreshin.

Por qëllimi ka të ngjarë të jetë pengimi i mbështetjes së NATO-s për Ukrainën duke krijuar frikë e të tregojë se sa larg është i gatshëm të shkojë Putini dhe duke krijuar paqartësi se çfarë lloj mbështetjeje për Ukrainën ai do ta konsiderojë si të tepërt.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *