Sport

Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Bayer Leverkuseni ka shkuar në 51 ndeshje pa disfatë në të gjitha garat e edicionit aktual. E fitoi Bundesligën pa asnjë humbje, duke u bërë skuadra e parë gjermane që arrin sukses të tillë.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso të shtunën ka arritur fitore me rezultat 2:1 ndaj Augsburgut në kuadër të xhiros së 34-të të Bundesligës gjermane.

Lexo më shumë  Kombëtarja kthehet në Shqipëri, Sylvinho konfirmon qëndrimin

Sulmuesi nigerian Victor Boniface në minutën e 12-të realizoi për 1:0. Mesfushori Robert Andrich e shënoi golin e dytë në minutën e 27-të. Gjermani Mert Komur e realizoi golin e vetëm për Augsburgun në minutën e 62-të.

Granit Xhaka te Leverkuseni u paraqit nga minuta e 71-të.

Leverkuseni do të luajë edhe në finale të Ligës së Evropës dhe në finale të Kupës së Gjermanisë. Në Ligën e Evropës takohet me Atalantan, ndërsa në Kupën e GJermanisë kundër Kaiserslauternit.

Lexo më shumë  Gjimshiti vjen me një mesazh të jashtëzakonshëm: Krenari të jem kapiten i kësaj Kombëtareje, Shqipëria ka të ardhme dhe ky është vetëm fillimi

Rruga Press

YouTube player