Bota

LETRA/Raportuesja për Kosovën Viola Von Cramon, kërcënohet nga grupi i mercenarëve “Wagner” të Putinit

Raportuesja për Kosovën dhe deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka njoftuar se ka marrë një letër kërcënuese nga oligarku rus dhe financuesi i grupit të mercenarëve “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, si rezultat i një fjalimi që kishte mbajtur në Parlamentin Evropian më 25 nëntor 2021.

“Rusia është një tallje! Grupi i mercenarëve “Wagner” që sponzorizohen nga shteti rus, të drejtuar nga oligarku i Putinit, Prigozhin nuk është i lumtur me fjalimin tim, duke më dërguar një letër kërcënuese dhe duke më paditur për 10 000 000 rubla. Më nxitën një të qeshure të mirë. E gëzuar të jem nën shoqërinë e Andrius Kubilius”, ka shkruar Cramon duke bashkëngjitur letrën që kishte marrë.

Lexo më shumë  Analizë e re e luftës në Ukrainë - humbjet ruse janë shumë më të mëdha sesa mendohej

Von Cramon në fjalimin e saj në vitin 2021 kishte thënë se Bashkimi Evropian duhet të vendos sanksionet më të rrepta për grupin “Wagner”, për të treguar se vrasja nuk është biznes por është krim kundër njerëzimit.

Rruga Press

Lexo më shumë  Aktorët e famshëm bashkohen me Bad Bunny kundër Trump-it, në shfaqjen spektakolare të Super Bowl

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *