Bota

Embargo ndaj naftës ruse, paralajmërimi serioz i Sllovakisë për BE-në

Zëvendësministri i Ekonomisë i Sllovakisë, Karol Galek, ka deklaruar në një intervistë për “Politico” se ndalimi i importit të naftës ruse “do të shkatërronte ekonominë evropiane”.

Zyrtari sllovak i referohet synimit të Bashkimit Evropian për të vënë veton ndaj naftës së papërpunuar ruse, në paketën e gjashtë të sanksioneve që po përgatitet nga Brukseli.

Sipas Galek, kjo masë do të dëmtonte furnizimin me energji kryesisht në 4 vende: Sllovaki, Austri, Republikë Çeke dhe Ukrainë. Lidhur me propozimin e Bashkimit Evropian për t’u dhënë më shumë kohë ​​vendeve më të varura nga nafta ruse si Sllovakia, ministri ka qenë shumë i qartë dhe ka refuzuar atë vit përshtatjeje të propozuar nga BE. “Nuk është kohë e mjaftueshme. Duhen të paktën 3 vjet. Në vitin 2025 mundet që vende si Sllovakia të jenë gati të bëjnë një ndryshim dhe të mos varen më nga nafta ruse”.

Lexo më shumë  Një sulm me dron ukrainas shkaktoi një zjarr të madh dhe dëmtoi cisterna të shumta me karburant – në një depo nafte të Rusisë

Gjatë këtyre ditëve, BE po diskuton paketën e gjashtë të sanksioneve që synon të vendosë ndaj Rusisë, për ofensivën e tyre ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt. Masa më e rëndësishme e këtij raundi do të ishte ndalimi i importeve të naftës ruse në vendet e bllokut. Komisioni Evropian shpjegoi se ky eliminim do të ishte progresiv dhe jolinear për të gjitha vendet, pasi ka vende si rasti i Sllovakisë, që janë shumë më të varura nga nafta bruto ruse.

Lexo më shumë  Estonia: Nuk kemi plan B nëse Ukraina bie

Megjithatë, që ky propozim të realizohet, duhet miratimi unanim i 27 anëtarëve të BE-së, situatë kjo që duket e vështirë. Në përpjekje për të bindur të gjithë, Brukseli u propozon vendeve si Hungaria dhe Sllovakia një shtyrje deri në fund të vitit 2023, gjatë të cilës ata mund të vazhdojnë importin e naftës ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *