Letra që mund të ndalojë luftën në duart e Jinping: Zelenska përcolli një mesazh sekret që nuk do t’i pëlqejë Putinit
Gruaja e presidentit ukrainas, Olena Zelenska, nuk shkoi në Davos vetëm për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror dhe që të mbajë një fjalim për situatën e vështirë të vendit të saj.
Këtë herë, bashkëshorti i saj, Volodymyr Zelensky i besoi asaj një detyrë që mund të dërgonte në përfundimin e luftës. Gjegjësisht, ajo ka me vete një letër që përmban kërkesat e bashkëshortit të saj për të hyrë në negociata me Rusinë.
Ndoshta as ajo nuk e di se çfarë shkruhet saktësisht në letër dhe presidenti kinez, Xi Jinping do të jetë i pari që do ta lexojë atë, shkruan wallstreetjournal.
Prandaj, e gjithë bota po pret me padurim një përgjigje për dy pyetje – çfarë kërkon Zelensky dhe pse po i drejtohet Xi Jinping?
Gjegjësisht, është planifikuar që Zelenska t’ia dorëzojë letrën anëtarit më të rëndësishëm të delegacionit kinez – zëvendëskryeministrit të vendit, Liu He, në mënyrë që më pas t’ia dorëzojë Xi Jinpingut.
Supozohet se pas kësaj, Xi Jinping do të diskutojë përmbajtjen e letrës me presidentin rus, Vladimir Putin.
Cilat mund të jetë kërkesa e Zelenskyt?
Menjëherë pas paraqitjes së informacionit për detyrën e Zelenskas, në publik u spekulua se çfarë mund të shkruhet në të.
Duke qenë se Ukraina është nën sulme të vazhdueshme ruse, supozohet se kushti bazë për çdo bisedë është ndalimi i tyre.
Megjithatë, duket se kjo nuk do të mjaftonte, pasi vetë Zelensky e konfirmoi duke thënë se kërkon tërheqjen e plotë të trupave ruse nga vendi i tij, përfshirë Donbasin dhe gadishullin e Krimesë, të cilat janë nën kontrollin rus që nga viti 2014. Siç tha ai, është një kusht që nuk do të ndryshojë.
“Për të biseduar, ne duhet të kthehemi në momentin kur shtetet tona biseduan – dhe kjo ishte para luftës dhe para 2014-s. Nga ajo pikë, ne mund të përpiqemi ta zgjidhim çështjen në mënyrë diplomatike”, tha presidenti ukrainas pak më shumë se një muaj më parë.
Ai shprehu gjithashtu besimin se Rusia “një ditë” do të ketë një lidership me të cilin Ukraina do të jetë në gjendje të komunikojë, me kusht që Moska të mos bëjë luftë ose të mos lëshojë ultimatume.
“A do të rikthehen marrëdhëniet si para kësaj lufte? Jam i sigurt se jo. Ata morën shumë jetë njerëzish. Shoqëria nuk do t’i falë. Por pas kthimit të territoreve – në varësi të çmimit me të cilin do t’i kthejmë ato – marrëdhëniet politike do të ekzistojnë. Dhe ne nuk duhet t’i diktojmë shoqërisë se si të sillet ndaj shtetit që dje donte t’ju fshinte nga faqja e dheut”, tha Zelensky.
Ai gjithashtu deklaroi një herë se Rusia do të duhet të anulojë referendumet e mbajtura në shtator të këtij viti. Ai vetë nënshkroi një dekret që shpallte të pavlefshme aneksimin e pjesëve të Ukrainës nga Rusia, dhe gjithashtu nënshkroi një dekret tjetër më 30 shtator që deklaronte “pamundësinë e negociatave” me presidentin rus, Vladimir Putin.
Plani i paqes mund të përbëhet nga 10 pika
Një pyetje tjetër që lind është se çfarë do të ndodhte nëse Putini do të pranonte këtë. Supozohet se plani i paqes prej 10 pikash i Zelenskyt, të cilin ai e prezantoi nëntorin e kaluar në samitin e G20, do të pasonte më pas.
Para së gjithash, ai kërkon siguri nga rrezatimi dhe aktiviteti bërthamor, me fokus në rivendosjen e nivelit të sigurisë rreth Zaporizhzhias, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, i cili aktualisht është nën pushtimin rus.
Pastaj, Zelensky dëshiron gjithashtu sigurinë ushqimore, e cila përfshin mbrojtjen dhe sigurimin e eksporteve të grurit ukrainas në vendet më të varfra të botës.
Kërkesa tjetër është siguria energjetike, me fokus në kufizimin e çmimeve të produkteve energjetike ruse, si dhe ndihmën e Ukrainës për të rindërtuar infrastrukturën e saj energjetike, gjysma e së cilës u dëmtuar nga sulmet ruse, sipas aljazeera.
Më pas, ai kërkon lirimin e të gjithë të burgosurve dhe kthimin e të dëbuarve, përfshirë të burgosurit e luftës dhe fëmijët e dëbuar në Rusi, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu dëshiron të rivendosë integritetin territorial të Ukrainës dhe të pranojë kufijtë e Ukrainës nga Rusia sipas Kartës së OKB-së.
Gjithashtu, kusht është tërheqja e trupave ruse dhe përfundimi i konfliktit, kthimi i kufijve shtetërorë të Ukrainës me Rusinë.
Kërkesa tjetër është krijimi i një gjykate speciale për të ndjekur penalisht krimet ruse të luftës.
Më pas, parandalimi i ekocideve dhe mbrojtja e mjedisit, me fokus në çminimin dhe restaurimin e impianteve të trajtimit të ujit.
Kushti tjetër është parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe ndërtimi i një arkitekture sigurie në zonën euroatlantike, e cila përfshin garanci ndaj Ukrainës.
Së fundi, ajo kërkon një konfirmim të qartë të përfundimit të luftës, duke përfshirë nënshkrimin e një dokumenti nga akterët e përfshirë.
Pse Xi Jinping?
Lind edhe pyetja, pse presidenti kinez?
Para së gjithash, shumë zyrtarë kinezë e vlerësojnë gjithnjë e më shumë Putinin si “njeri të paqëndrueshëm”, duke shënuar një pikë kthese të rëndësishme në marrëdhëniet miqësore midis Rusisë dhe Kinës.
Tani duket se presidenti Xi Jinping mund të jetë duke bërë çmos për t’u distancuar nga Putini dhe lufta e tij pasi udhëheqësi kinez tani fokusohet në përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike me Perëndimin.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, Xi ka pushuar së kritikuari publikisht Putinin për luftën, por në nëntor ai lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë për presidentin rus që të mos përdorte armë bërthamore në Ukrainë, qortimi më i madh publik ndaj Kremlinit.
Në publik, Ministria e Jashtme kineze përsëriti kryesisht thëniet ruse për ekspansionizmin e NATO-s, “mentalitetin e Luftës së Ftohtë të Perëndimit” dhe dënoi gazetarët për përdorimin e fjalëve “luftë” ose “pushtim”.
Por ndërsa forcat e Moskës u shpartalluan në fushën e betejës, toni i Kinës ndryshoi. Në një samit në Uzbekistan në shtator, Putin u detyrua të pranonte publikisht se Xi kishte “pyetje dhe shqetësime” pas takimit me të.
Rruga Press