Lajme

Lëshohet urdhërarrest për ish-eprorin e lartë policor Zhelko Bojiq, në Kosovë

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar arrestimin dhe shoqërimin me forcë të ish-shefit të operativës në Policinë e Kosovës, Zhelko Bojiq, i dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ka njoftuar të martën agjencia Ksp.

Në bazë të aktakuzës, e cila është ngritur ndaj të pandehurit më 19 qershor 2020, ngjarja ka ndodhur në vitin 2015 në veri të Mitrovicës, derisa Njësiti antidrogë po zhvillonte një aksion që synim kishte kapjen e një sasie të madhe droge e cila po bartej me një veturë Land Rover.

Lexo më shumë  Raporti i Avokatit të Popullit në Shqipëri: 1/3 e popullsisë jeton në kushte të vështira

Mirëpo, dyshohet se me urdhrin e togerit Zhelko Bojiq, njerëz të caktuar të krimit, kishin arritur ta pengojnë njësitin antidrogë, duke pamundësuar kështu aksionin policor.

Bojiq ka më shumë se dy vite që kur ka ikur nga Kosova, ndërsa besohet se fshihet në Serbi.

Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zhelko Bojiq identifikohet si pjesëmarrës i grupit të krimit të organizuar, grup ky që ishte angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë në Kosovë e Serbi, të cilët mundësonin lehtësimin e trafikimit të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve.

Lexo më shumë  Si e mbështeti projektin e Ajola Xoxës kompania e inceneratorit të Tiranës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *