Lajme

Leo ka 5600€ borxh!

Leo një fëmijë 8-vjeçar, është tregtari më i vogël i Durrësit. Ai çohet herët në mëngjes dhe kthehet në shtëpi kur perëndon dielli. Gjithë dita i shkon në plazh duke përshkruar kilometra të tërë në këmbë. Në mes të vapës, me disa qese me fruta në duar, Leo përpiqet të shesë diçka.

Sapo përfundoi klasën e dytë, nuk shkoi në një kamp veror si bashkëmoshatarët e tij, nuk shkoi as në fshat te daja, nuk po luan futboll, as nuk po bën pushime si fëmijët e tjerë por është i detyruar të punojë.
Po po, i duhet të punojë pasi shteti i ka lënë mbi supe një borxh prej të paktën 5600€. Përveç borxhit, shteti i ka lënë një shëndetësi që nuk është falas, i ka lënë një arsim të dobët, një mjedis shoqëror të pasigurt dhe një jetesë mjaft të shtrenjtë si pasojë e rritjes së inflacionit dhe çmimeve.

Lexo më shumë  Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën

Ai nuk e di çfarë janë tenderat, PPP-të, nuk e di çfarë janë investitorët strategjikë, oligarkët, apo abuzimi me fondet publike. Ai di vetëm që për të hyrë në klasën e tretë i duhen rroba të reja, një çantë, mjete shkollore, libra të rinj e fletore. I duhen para të cilat prindërit nuk ja mbulojnë dot.

Këtë shqetësim nuk e kanë fëmijët e politikanëve, të oligarkëve, fëmijët e atyre të cilët pasurohen duke marrë para nga buxheti i shtetit, nga paratë që duhet t’i jepnim Leos dhe familjes së tij. Fëmijët e këtyre oligarkëve nuk punojnë, shijojnë pushimet në resortet që baballarët u kanë ndërtuar me paratë e grabitura të shqiptarëve. Fëmijët e tyre i arsimojnë jashtë shtetit, i kurojnë në spitale private, i argëtojnë në majë të kodrave në ajrin e freskët.
Nëse 90 vetë në Shqipëri nuk do të kishin më shumë para seç kanë e gjithë pjesa tjetër e shoqërisë, Leo nuk do kishte nevojë të punonte.

Lexo më shumë  Rama “i tërbuar” nga investigimi i medias italiane, shfryn në telefon ndaj drejtorit të Rai-t

Nëse oligarkët do të paguanin më tepër taksa, Leo nuk do të kishte nevojë të punonte.
Nëse politikanët do të punonin ndershmërisht dhe nuk do të abuzonin me paratë e buxhetit të shtetit, Leo do të ishte duke luajtur tani apo edhe duke u larë në plazh.

Prandaj duhet të bëhemi bashkë dhe të ndërtojmë një shoqeri që i ofron Leos një jetë si gjithë bashkëmoshatarët e tij. Të bëhemi bashkë që fëmijët të mos lindin me borxhe, por të lindin në një shtet me ekonomi të fortë e të qendrueshme./Mekulipress

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *