Bota

Lëkundet sërish Turqia, dy tërmete – me magnitudë 5.2 dhe 4.7 ballë – godasin Malatyan

Sipas deklaratës së Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur në rrethin Battalgazi të Malatya në orën 17:46, sipas kohës lokale, të enjten.

Dhe sipas mediave turke, tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 6.99 kilometrash.

Ndërkohë thuhet se pas tërmetit, ka ndodhur një tjetër tërmet me magnitudë 4.7 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë rrethi Battalgazi.

Lexo më shumë  Mediat amerikane: SHBA po përgatitet për operacione tokësore në Iran

Guvernatori i Malatya, Ersin Yazıcı, ka bërë një deklaratë pas tërmetit.

“Deri më tani nuk është raportuar asnjë lajm negativ tek autoritetet…”.

Ndërsa në një deklaratë të AFAD, theksohet se pas tërmeteve me magnitudë 5.2 dhe 4.7 ballë, për momentin nuk ka një situatë negative.

Lexo më shumë  Inteligjenca ukrainase zbulon bashkëpunimin Rusi-Iran në luftë: Moska kishte pamje satelitore të bazës amerikane që u godit!

Në deklaratën e tij në rrjetet sociale, ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, tha se të gjitha ekipet e institucioneve, veçanërisht AFAD, kanë nisur aktivitetet në terren.

YouTube player