Lajme

Abuzimi kolosal me çmimet në Shqipëri, ja si vidhet qytetari tek karburantet

Nuk lëviz çmimi i fiksuar i shitjes me pakicë të naftës dhe benzinës në Shqipëri, pavarësisht se tregu ndërkombëtar dhe ai i Mesdheut, ku kuotohet nafta shqiptare, ndryshon në rënie për gjatë gjithë muajit.

As edhe kursi i këmbimit të monedhës amerikane, me të cilën blihet nafta në treg, që shënon dita ditës tatëpjetën e këmbimit, nuk duket të reflektohet në shitjen e karburnateve.

Tregtarë vijojnë të përfitojnë në kurriz të konsumatorëve dhe nuk duket se do t’i pengojë kush, raporton RTSH.

Televizioni Publik ka ndjekur në vijimësi ecurinë e çmimeve të naftës për të parë dinamikën e çmimeve. Pas datës 7 Qershor 2023, kur përfundoi funksioni i Bordit të Transparencës së Karburanteve, çmimi me pakicë ka lëvizur vetëm në rritje. Kjo rritje çmimi nuk justifikohet nga asnjë prej treguesve të bursës, as nga Çmimi Platz i Mesdheut, as nga vlera e dollarit amerikan.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Ky është grafiku i ndryshimit të vlerës së monedhës amerikane në tregun shqiptar, nga dita e përfundimit të monitorimit nga Bordi i Naftës deri ditën e sotme. Asnjë nga luhatjet në treg nuk është pasqyruar në çmim.

Grafiku në vijim tregon luhatjen e çmimit të naftës së papërpunuar në Bursën e Londrës, që orienton edhe Platz e Mesdheut.

Ka një rënie prej më shumë se 10 USD për fuçi për çdo kontratë paraprake. Edhe kjo nuk reflektohet, në ndërkohë që në shumicën e rasteve, sapo shfaqet rritje në Londër, në Shqipëri ndryshojnë tabelat e çmimeve në pompë.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Tabela e tretë tregon kursin e Bankës së Shqipërisë për një muaj. Shikoni gremisjen e dollarit që nuk pasqyrohet askund në çmimin e naftës. Tregtarët e shumicës e blejnë lirë tashmë naftën në Bursën Platz të Mesdheut dhe nuk e reflektojnë këtë në tabelat e pakicës. Nuk ka ndryshuar ndërkohë asnjë nga taksat e tatimet dhe as akciza që duhet të ndryshojë në 1 janar 2024. Ky është tregu i naftës në Shqipëri, që pasqyron gjithnjë rritjen e çmimeve në Bursë, por asnjëherë rënien e tyre.

YouTube player