Lajme

Lejuan shfrytëzim të paligjshëm të guroreve në Tomor, arrestohen dy zyrtarë në Berat

Një inspektor tatimesh dhe një specialist i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Berat u arrestuan në dy aksione të ndryshme me akuzat se kishin marrë ryshfet për të lejuar nxjerrje të paligjshme të pllakave të gurit në malin e Tomorit.

Një inspektor tatimesh dhe një specialist i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Berat u arrestuan të premten në dy aksione të ndryshme me akuzat se kishin marrë ryshfet për të lejuar nxjerrje të paligjshme të pllakave të gurit në malin e Tomorit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, pas një hetimi disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, bënë të mundur finalizimin e dy operacioneve, si rezultat i të cilëve u bë dokumentimi me prova ligjore i përfitimit në mënyrë të parregullt, në disa raste, i vlerave monetare nga 2 shtetas që ushtrojnë funksione publike”, njoftoi policia.

Lexo më shumë  “Paguajmë 66 euro për ton”, Ola Xama zbulon kostot shtesë të bashkisë së Tiranës për plehrat

Në operacionin e parë policia arrestoi Z. M., 50 vjeç, inspektor i tatimeve, i akuzuar se kishte marrë ryshfet nga dy biznese guroresh dhe favorizuar ato në kontrollin e dokumentacionit. Njëkohësisht u vendos masa e  “Arrest në shtëpi” për shtetasit A. Z., 66 vjeç, dhe V. Sh., 42 vjeç, të dy administratorë subjektesh të nxjerrjes së gurit.

Në një tjetër operacion është ndaluar punonjësi i Administratës së Zonave të Mbrojtura, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

“Në kuadër të operacionit “Stop” u bë ndalimi i shtetasit V. L., 40 vjeç, banues në Skrapar, specialist pranë DZM Berat, pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, tha Policia e Beratit.

Sipas policisë specialisti i AdZM merrte para nga individë dhe subjekte, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të nxjerrjes së pllakave të gurit në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit./reporter.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *