Lajme

Lejonin prerjen e druve,5 policë pezullohen nga puna në Maliq! Nën hetim për 3 akuza

KORÇË– 5 efektivë policie në Komisariatin e Maliqit në Korçë janë pezulluar nga puna dhe janë vënë nën hetim pasi akuzohen se lejuan prerjen e pyjeve dhe tregtinë e druve. Pas një aksioni të zhvilluar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme të Ankesave, ka mësuar se efektivët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar kundrejt parave prerjen, transportin dhe tregëtinë e paligjshme të lëndëve drusore nga subjekte të ndryshme të shitjes së lëndëve drusore. Madje dhe kishin krijuar skema fiktive në dokumentacionin shoqërues që këto subjekte përdorin gjatë transportimit.

JANË NËN HETIM: 

– Kryekomisar R.H., ish-Shef i Komisariatit të Policisë Maliq, aktualisht Shef i Sektorit të Rendit në DVP Korçë, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkatërrimi i pronës”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”;

– Inspektor D. L., me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Maliq, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;

– Inspektor A. A., me detyrë Trupë shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Maliq, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërimi i pronës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;

– Inspektor D. O., me detyrë Trupë shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Maliq, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”;

– Inspektor N. M., me detyrë Trupë shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Maliq, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”,”Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Strukturat e SHÇBA-së Korçë, kanë kryer ekzekutimin e vendimit penal nr. 381 datë 08.12.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 5 punonjësve të policisë, efektivë të Komisariatit të Policisë Maliq dhe DVP Korçë, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkatërrimi i pronës”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, konkretisht:

– Kryekomisar R.H., ish-Shef i Komisariatit të Policisë Maliq, aktualisht Shef i Sektorit të Rendit në DVP Korçë, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkatërrimi i pronës”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”;

– Inspektor D. L., me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Maliq, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;

– Inspektor A. A., me detyrë Trupë shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Maliq, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërimi i pronës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;

– Inspektor D. O., me detyrë Trupë shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Maliq, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”;

– Inspektor N. M., me detyrë Trupë shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Maliq, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”,”Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e mësipërm të policisë, në bashkëpunim me struktura të tjera të kontrollit të territorit, kanë favorizuar kundrejt shumave në lekë prerjen, transportin dhe tregtinë e paligjshme të lëndëve drusore nga subjekte të ndryshme të shitjes së lëndëve drusore, duke krijuar skema fiktive në dokumentacionin shoqërues që këto subjekte përdorin gjatë transportimit dhe duke kryer kontrolle fiktive në pikat e kontrollit të ngritur me qëllim monitorimin e kësaj veprimtarie të kundraligjshme.

Po ashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se punonjësit e policisë, Kryekomisar R. H., Inspektor D.L. dhe Inspektor A.A. kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *