Lajme

Lejohen studentët e pavaksinuar! Thyhet rregulli për masat anti Covid në tre qytete

Rektorët në Korçë, Durrës dhe Elbasan kanë thyer urdhrin e Ministrisë për masat antiCOVID. Ata kanë pranuar ditën e sotme dhe studentët të cilët nuk kanë kryer vaksinën. 

Studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, studentët e Korçës dhe të Elbasanit janë lejuar të futen ditën e sotme në auditore dhe pa vaksinë.

Lexo më shumë  Amoniak dhe mbetje fekale në ujë! Vlorë, shtohen rastet me të vjella e diarre - 90 pacientë përgjatë një jave

Një pjesë e studentëve deklarojnë se janë vaksinuar më herët, ndërkohë ka nga ata të cilët janë detyruar të bëjnë vaksinën në ambientet e UAMD, vetëm për të ndjekur leksionet në javët në vijim.

Ditën e parë janë paraqitur shumë pak studentë vetëm për t’u informuar për nisjen e vitit akademik, ndërkohë në godinat përkatëse duket se studentët janë futur edhe pse kanë qenë të pavaksinuar.

Lexo më shumë  Mes dramës sociale dhe mungesës së mbështetjes nga shteti/ Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *