Lejohen studentët e pavaksinuar! Thyhet rregulli për masat anti Covid në tre qytete
Rektorët në Korçë, Durrës dhe Elbasan kanë thyer urdhrin e Ministrisë për masat antiCOVID. Ata kanë pranuar ditën e sotme dhe studentët të cilët nuk kanë kryer vaksinën.
Studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, studentët e Korçës dhe të Elbasanit janë lejuar të futen ditën e sotme në auditore dhe pa vaksinë.
Një pjesë e studentëve deklarojnë se janë vaksinuar më herët, ndërkohë ka nga ata të cilët janë detyruar të bëjnë vaksinën në ambientet e UAMD, vetëm për të ndjekur leksionet në javët në vijim.
Ditën e parë janë paraqitur shumë pak studentë vetëm për t’u informuar për nisjen e vitit akademik, ndërkohë në godinat përkatëse duket se studentët janë futur edhe pse kanë qenë të pavaksinuar.
Rruga Press