Bota

Le Monde: Një “luftë sekrete” në Himalaje

Në këtë shkretëtirë të akullt në kufirin e Tibetit Kinez, prej dy vitesh vazhdon një nga konfliktet më sekrete. Është një luftë për të cilën pothuajse nuk del ndonjë informacion dhe po zhvillohet midis dy gjigantëve aziatikë që ndajnë pothuajse 3500 kilometra kufi në Himalajet. India dhe Kina po luftojnë atje për një vijë demarkacioni të panjohur, të quajtur “Linja e Kontrollit Aktual” që ata tërhoqën në vitin 1962 pas një lufte rrufe që përfundoi me humbjen e Indisë dhe aneksimin nga Kina të një pjese të madhe të territorit Ladakh, e cila u bë “Aksai Chin”.

Kështu e përmblodhi gazeta franceze Le Monde, në një reportazh të Sophie Landrin, korrespondente nga Neë Delhi, historinë e konfliktit të ashpër dhe të vazhdueshëm mes dy gjigantëve aziatikë. Ajo vë në dukje se Pekini vazhdon të forcojë pozicionin e tij duke marrë kontrollin e pjesëve të territoreve indiane, dy vjet pas incidenteve kufitare që ndodhën kur kriza shpërtheu papritur në pranverën e vitit 2020. Një numër ushtarësh u përleshën, duke rezultuar në një numër të madh të vrarësh nga të dyja palët. Tani më shumë se 60 mijë ushtarë nga të dy ushtritë janë vendosur në të dy anët e linjës së kontrollit.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm boshnjak: Kjo lloj Serbie nuk meriton respektin, por përbuzjen tonë

Gazetarja përshkroi atmosferën në kryeqytetin e rajonit Ladakh, për të cilin ajo tha se ishte e gjallë me ritmin shurdhues të ushtrimeve të kryera nga avionët luftarakë indianë. Rrugët e ngushta dhe gjarpëruese janë të mbushura me kolona kamionësh ushtarakë që transportojnë ushqime dhe pajisje në veriun e largët të Indisë, në Himalaje, në lartësi mbi 5500 metra.

Negociatat pa progres

Sipas saj, dhjetë raunde negociatash diplomatike dhe 16 raunde ushtarake çuan në një tërheqje shumë të kufizuar. Negociatat nuk kanë përparuar sepse kinezët refuzojnë të kthehen në situatën para vitit 2020 dhe kryejnë rregullisht provokime. Avionët luftarakë kinezë të stacionuar në Ladakh-un lindor shpesh fluturojnë afër linjës së kontrollit aktual, duke shkelur zonën dhjetë kilometra të ndalim-fluturimit.

Por gjëja më e rrezikshme, sipas gazetares, është se ushtria kineze ndërtoi infrastruktura të shumta, rrugë, bunkerë, poste vëzhgimi, pista ajrore dhe kazerma, madje ndërtoi ura mbi liqenin Pangong, për të lehtësuar kalimin e tankeve dhe automjeteve të tjera të blinduara, siç konfirmohet nga gazeta indiane The Telegraph, duke cituar një raport nga Policia Kufitare Indo-Tibetane që monitoron Linjën e Kontrollit aktual.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Kinezët kanë pushtuar më shumë se 1000 kilometra katrorë të territorit të pretenduar nga indianët në Ladakh-un lindor që nga maji 2020. India nuk është në gjendje të ndalojë sulmet e Kinës”, thotë ish-oficeri Sushant Singh. Ai dënoi “frikën e qeverisë Narendra Modi ndaj Pekinit dhe mohimi dyvjeçar i konfliktit është edhe më alarmues”. Ai beson se kryeministri indian po përpiqet të ruajë me çdo kusht reputacionin e tij si një “burrë i fortë”.

Në fund të tekstit, korrespondentja potencoi mendimin e Happymon Jacob, një profesor nga Universiteti Jawaharlal-Nehfu, se India duhet urgjentisht të nxjerrë mësime nga situata në Tajvan dhe “të formulojë linjat e kuqe dhe pozicionet sovrane në një mënyrë të qartë“. Ai beson se India duhet të tregojë qartë kërcënimin nga Kina dhe burimet e kërcënimeve. Gjithashtu, India duhet të njohë depërtimin e ushtrisë kineze në territorin e saj në vitin 2020 dhe pushtimin e saj përgjatë Linjës së Kontrollit, sepse fshehja e realitetit dhe përmbajtja nga të quajturës së Kinës si një agresore nuk ndihmon në mobilizimin e komunitetit ndërkombëtar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *