LDK-ja dhe kryetari i saj paguajnë mbi 24 mijë euro në 30 ditët e fundit për sponsor në facebook, Abdixhiku pagoi 800 euro për një postim
Ende pa filluar zyrtarisht fushata e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 partitë opozitare kanë filluar parafushaten e tyre duke organizuar tubime me përkrahësit e tyre nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
Përveç mbajtjes së tubimeve paraelektorale opozita është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale duke harxhuar mijëra euro në sponzorizimin e postimeve në rrjetin social facebook.
Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me kryetarin e saj Lumir Abdixhiku kryesojnë bindshëm duke shpenzuar shuma të mëdha në sponsorizimin e postimeve të tyre në facebook.
Në të dhënat e Meta-s në facebok në 30 ditët e fundit, LDK dhe kryetari i saj Abdixhiku kanë paguar hiq më pak se 24,290 euro për sponsorizimin e postimeve përkatësisht LDK 17, 593 euro ndërsa Abdixhiku 6,697 euro.
Vetëm me 9 dhe 10 dhjetor kryetari I LDK-së ka shpenzuar deri në 1400 euro respektivisht 800 euro për një postim ndërsa 600 euro në postimin tjetër duke i sponsorizuar postimet e tij në facebook.
Ndërkohë me shpenzime dukshëm më të vogla janë dy partitët e tjera opozitare PDK dhe AAK ndësra partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka paguar vetëm 100 euro në 30 ditët e fundit.
Partia Demokratike e Kosovës në 30 ditët e fundit ka shpenzuar 4,791 euro në sponsorizimet që i ka bërë postimeve të kryetarit të saj Memli Krasniqi me 2918 euro ndërkaq kandidati i PDK-së për kryeministër ka shpenzuar 1,875 euro për postimet e tij.
Kandidati i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në 30 ditët e fundit i ka paguar kompanisë Meta 2676 euro për sponsorizimin e postimeve në facebook..Kosovanews
Rruga Press