Bota

“Largohu ose vdis”, kryebashkiaku i Irpin: Përbindëshat s’e kanë kuptuar, nuk blihemi, vetëm luftojmë

Oleksandr Markushyn, kryebashkiaku i qyteti të vogël Irpin, pranë Kievit, ka bërë të ditur se ka refuzuar një kërkesë nga forcat ruse për të dorëzuar qytetin.

Në Telegram, Markushyn tha se ishte kërcënuar për jetën, pasi i ishte kërkuar të dorëzonte qytetin. “Jam i habitur që këta përbindësha ende nuk e kanë kuptuar, Irpin nuk dorëzohet, Irpin nuk mund të blihet, Irpin lufton!”, tha ai.

Lexo më shumë  Rusia fshin videon që tregon Putinin duke u kollitur, mezi merrte frymë gjatë regjistrimit të një fjalimi për 8 Marsin

“Unë kam një kundërofertë për pushtuesit, të largohen nga Irpin brenda 24 orëve dhe të shpëtojnë jetën dhe shëndetin e mijëra rekrutëve rusë, nëna, motra, vajza, gjyshe dhe partnerë të cilët i presin në shtëpi”, tha Markushyn.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  PAMJET/ Bie dëborë në shkretëtirën e Saharasë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *