Lajme

Largohen edhe dy kamionë në veri

KFOR-i, sot rreth orës 12:00 nisi largimin e dy kamionëve, që ishin vendosur afër fshatit Grabovc, Komuna e Zveçanit, përkatësisht te vendi i quajtur “Përroi i Zhazhës”.

Dhjetëra automjete të KFOR-it, larguan dy kamionët, që kishin qenë në barrikadat që bllokuan rrugën, shkruan “KosovaPress”.

Shumë shpejt pritet të hapet rruga alternative që lidh fshatin Zhazhë të banuar me shqiptarë me Zveçanin e Mitrovicën.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Edhe Policia e Kosovës po asiston në këtë operacion.

Misioni i KFOR-it në Kosovë, para dy ditësh largoi nga rruga te “Shkëmbi i Dudës”, automjetet e bllokuara që kanë mbetur në atë pjesë.

Të enjten e 29 dhjetorit në veri të vendit serbët kanë filluar me largimin e barrikadave që ishin vendosur më 9 dhjetor.

Vendosja e tyre ishte bërë për ta kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili ditë më parë është dërguar në arrest shtëpiak.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *