Lajme

Lapsus?! VENDIMI, Shqipëria nuk e njeh Kosovën si Republikë

Një vendim i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë nuk e identifikon Kosovën si Republikë. Ky vendim është publikuar më datë 29 shtator pas vendimeve që u morën në mbledhjen e Qeverisë. Një ndër to lidhej me Kosovën, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020.

Por në këtë vendim Kosova nuk identifikohet me termin e saktë zyrtar “Republika e Kosovës”, por vetëm me emrin. Nuk dihet nëse është një lapsus apo një gafë diplomatike e bërë nga autoritetet përgjegjëse për publikimin e këtyre vendimeve në Shqipëri.

Lexo më shumë  Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen FSK-së

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, – thuhet ndër të tjera në vendim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *