KryesoreLajme

Lanësohet projekti e-Twinning, ministrja Nagavci: Hapë mundësi të reja bashkëpunimi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen, bënë lansimin e projektit e-Twinning në Kosovë.

Ministrja Nagavci, tha se këtë vit  Kosova po bëhet, për herë, pjesë e platformës e-Twinning, e cika përfshinë më shumë se 40 shtete. Ajo tha se kjo platformë Online i mundëson Kosovës bashkëpunim me shkollat e më shumë se 40 shteteve.

Lexo më shumë  A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Ministrja Nagavci tha se Kosova është me fat që përfshirë në programin e Erasmus+.

“Kosova është me fat që është pjesë e këtyre programeve të përbashkëta e Erasmus+. Para disa ditësh prezantuam numrin e pjesëmarrjes së lartë në këto programe të madhe. Sot po lanësojmë projektin e-Twinning në Kosovë, që mundëson një bashkëpunim të mësimdhënësve e nxënësve të Kosovës me mësimdhënës e nxënës nga vendet anëtare të programit Erasmus+.

Lexo më shumë  Serwer: BE e ShBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën - Evropianët e kanë kuptuar se kanë bërë gabim kur vendosën masa ndaj Kosovës

Ajo falënderoi Komisionin e Bashkimin Evropian për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në këto projekte.

Rruga Press

YouTube player