Lajme

“Landfilli është ezauruar, nuk pranon më mbetje”, Ola Xama zbulon kolapsin me plehrat e Tiranës

Gazetarja Ola Xama, duke treguar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, abuzimet me inceneratorin inekzistues të Tiranës, deklaroi se landfilli ku mblidhen mbetjet e disa bashkive të qarkut të Tiranës është ezauruar dhe nuk ka më vend. Ky kolaps ndodh kur qytetarët e paguajnë 29 euro tonin e mbetjeve, ndërsa kompania koncesionare në administrin shtetëror ka fituar në një vit mbi 7 milionë euro.  

“SPAK, për çështjen e dhënies së koncesionit të inceneratorit të Tiranës, ka dërguar për gjykim 8 të pandehur. Procedura është bërë në shkelje, është marrë i pandehur dhe po vuan burgun ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, por nuk është hetuar fare zbatimi. Janë miratuar procedurat pa parë fare zbatimin.

Lexo më shumë  Me 81 vota pro, miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë

Sot që flasim, pjesa e landfillit tani është ezauruar dhe prej disa ditësh nuk pranon më mbetje dhe po shkon drejt kolapsit. Kjo lidhet edhe me hetimet e Prokurorisë së Posaçme, që vazhdojnë, landifilli i Sharrës nuk do të pranojë mbetje.

Inceneratori që ka qenë në administrim shtetëror ka fituar në vitin 2023 mbi 7 milionë euro. Në bazë të sasisë së mbetjeve që janë depozituar plus koston e shpenzimeve operative, tarifa është rreth 11 euro për ton, ndërsa merret si taksë nga qyterarët 29 euro për ton. Kjo pjesë duhet të kishte shkuar për investim, pra për ndërtimin e inceneratorit, që nuk është”- tha Xama.

Lexo më shumë  FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për 2026-n dhe 2027-n

Rruga Press

YouTube player