Lamtumira e fundit për Kujtim Aliaj: I pazëvendësueshëm
Një shi i butë që nuk i fshehu lotët e familjarëve dhe miqve e shoqëroi kortezhin e mjeshtrit të Madhe Kujtim Alija në rrugët e Shkodrës.
Qyteti i dha lamtumirën e fundit nën tingujt e muzikës së bandës frymore, ku ai kontribuoi për vite.
Në Teatrin Migjeni , familjarë, personalitete të artit e kulturës dhe qytetarë të thjeshtë nderuan njeriun dhe artistin.
Bashkëpunëtorët e renditën mes emrave që nuk do të harrohen kurrë, jo vetëm në Shkodër.
“I dha Shkodrës gjithçka, i dha shpirtin, sakrificën. Kujtim Alija ishte një nga ata që…sidomos fëmijët nuk kanë për ta harruar kurrë.”
“Na ka bërë nder jo vetëm ne, por i bën nder dhe qytetit të Shkodrës, është i pazëvendësueshëm.”
“Punëtor, i palodhur, mik i të gjithëve.”
“Një nga personazhet më të mirë dhe më të dobishëm të kësaj shoqërie që kemi.”
Organizator i festivalit të këngës për fëmijë Kujtim Alija, vlerësohej si zbuluesi i talenteve të reja.
Kompozitori dhe mjeshtri i korit shqiptar Zef Çoba thotë se mungesa e tij do të ndihet.
“Do të ndihet mungesa e iniciatorit Kujtim Alija të zhvillimit të koncerteve të bilbilave të vegjël.”
Kur erdhi momenti i ndarjes së madhe, shiu ndaloi dhe rrezet e diellit përcollën Kujtim Alijën për në banesën e fundi.
Rruga Press