Lajme

Lali “leku”, 1 milionë USD tender për aktivitete në muajin maj!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka filluar të “zgjidhë qesen”, duke shpenzuar miliona euro për aktivitete që më shumë po rëndojnë qytetarët sesa po i argëtojnë.

Kryeqyteti është kthyer në një kurth të madh, ku ose përballesh me betonin ose ngec në rrjetën e trafikut.

Pallate shumëkatëshe, rrugë të hapura apo edhe kanale të mëdha në disa lagje. Kjo është pamja që shfaqet çdo ditë në sytë e qytetarëve të Tiranës, të cilët vështrojnë sesi po lulëzojnë kullat apo se si kodrat e gjelbra në periferi të Tiranës, zhduken se tjetërsohen.

Zona e Liqenit Artificial po mbushet përditë me pallate shumëkatëshe, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe nga Kodra e Diellit apo tashmë edhe në Sauk apo Farkë. Gjithandej shikon makineri të rënda, ku edhe ato pak sipërfaqe të gjelbra po zhduken.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Po, kryetari i Bashkisë së Tiranës çfarë bën?! Natyrisht, dielli nuk mbulohet me shosh, as me aktivitete festive të tipit Tirana e të Rinjve! Të kujt të riu? Atij që ka ikur në Gjermani, në Angli, në SHBA, Kanada apo në vende të tjera?

Faksimile: Lali Eri ka akorduar plot 1 milionë USD për aktivitete festive


Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Bashkia e Tiranës ka hapur një tender të majmë. Jo për çerdhe, kopsht apo shkollë në zonat periferike, ku aktualisht nuk ka një shkollë të re në Yzberisht, në Farkë, Sauk apo te Fresku.

Fëmijët e këtyre zonave marrin fugonin çdo ditë për të mësuar në Tiranë, ndërsa Lali “leku” e ka mendjen gjetkë!
Ai ka urdhëruar hapjen e tenderit me objekt “blerje shërbimi për aktivitete të ndryshme për Bashkinë Tiranë”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Autoriteti kontraktor është Bashkia Tiranë, e cila ka akorduar një fondi limit prej 83,333,333 lekë pa TVSH. Me TVSH, shuma shkon në plot 1 milionë USD.

Siç duket edhe nga objekti, do të bëhen aktivitete? Për kë z.Veliaj? Për të rinjtë që ikën në emigrim, ata që punojnë në shtëpi bari në Europë dhe Angli? Apo për të rinjtë mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor që janë në Gjermani? Apo për të rinjtë inxhinierë që kanë ikur me viza pune në Kanada?

Ndoshta për ata që kanë ikur me Lotari Amerikane apo për qindra mijëra të rinj që ia mbathin çdo ditë nga ky vend.
Por, kjo situatë nuk i hyn në sy Lali “lekut”, pasi tashmë shumica janë patronazhistë dhe militantë partie, nga ata që votojnë ngaherë apo për punonjësit e administratës shtetërore. /BOLD NEWS/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *