Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Skandali i publikimit të pagave të qytetarëve, reagon ministria e Financave: Dokumenti ilegal, gati denoncimi në Prokurori

Pas skandalit të publikimit të të dhënave personale të qytetarëve, ku bëhen publike rrogat e tyre, ka reaguar Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Përmes një reagimi për mediat, ministria pohon se bëhet fjalë për një dokument ilegal dhe se sipas saj është bashkim i disa copave të ndryshme.

Mes të tjerash ministria pohon se do të depozitojë një kallëzim penal në prokurori për zbardhjen e kësaj ngjarje.

REAGIMI I MINISTRISE SE FINANCAVE

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndjekur me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë. Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim. Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme. Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të çertifikimit me standartet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme. Ndërkohë ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Lexo më shumë  “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria e fundit mes vendeve të Ballkanit për lirinë e medias

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *