Lajme

Lajmi i fundit/ Berisha e thotë publikisht: Britania më ka shpallur non grata

Berisha non grata nga Mbretëria e Bashkuar: Kam marrë një letër nga Sekretari i Brendshëm.

“Kjo ishte çështja e dytë pse jam sot para jush. Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin. Jam njoftuar me një letër se Sekretari i Brendshëm ka marrë vendimin për moslejimin tim për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me arsyetimin se keni lidhje me kriminelë dhe jeni gati t’i përdorni këto lidhje për politikë.

Lexo më shumë  Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Ky vendim është në vrazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup që kanë financuar vendimin e Blinken.

Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve që partner ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre”, tha Berisha.

Pavarësisht se vendimi është konfidencial, Berisha u shpreh se e bëri publik për qytetarët shqiptarë me të cilët thotë se ka qenë gjithnjë i vërtetë.

Britania e Madhe ka vendosur ‘nën shënjestër’ disa shtetas shqiptarë, sipas saj janë të përfshirë në krim dhe korrupsion.

Lexo më shumë  Gazeta italiane: Shqiptarët kanë vrarë frikën, Edi Rama nuk është më i paprekshëm

Lajmi është publikuar në faqen e qeverisë britanike, ku nëvizohet se janë marrë masa ndëshkuese.

Në shkresën e të dërguarit të Posaçëm të kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, nënvizohet se kjo është “vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *