Lajm i mirë: Qeveria ndan 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës
Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Qeveria, përcjell Bota sot.
Vendimi është në zbatim të njërës nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Njoftimi i plotë:
15 MILIONË EURO PËR KRIJIMIN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS
Qeveria ndan 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës përmes mbështetjes që do të ofrohet për punëmarrësit, vendim ky në zbatim të njërës nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht Masës 1 – Mbështetja e Punësimit.
Rruga Press