Lajme

Lajm i mirë për shqiptarët në Gjermani, pritet të njihen patentat…

Njohja e patentave të Shqipërisë dhe Kosovës për emigrantët me banim në Gjermani së shpejti pritet të bëhet më e lehtë.

Kjo do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Federal, më 11 Shkurt.

Lajmin e ka bërë të ditur Besnik Kelmendi, politikani shqiptar në Gjermani, pjesë e CDU-së.

“Ashtu siç ju kam informuar më 6 Janar 2022, mund t’jua them me siguri të plotë se sot zyrtarisht futet në rend ditë për seancën e ardhshme të Bundesratit, më 11 Shkurt 2022 çështja e patentave të shoferëve. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë bashkëkombasit tanë që jetojnë apo që pretendojnë të zhvendosën në Gjermani”, njofton ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia deshi të provokojë luftë në Banjskë, por kjo s’ndodhi

Sipas draftit të dorëzuar në fund të dhjetorit në Këshilin Federal, qeveria gjermane propozon njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë:

A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që i përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Për lejet e drejtimit nga Kosova është parashikuar konvertimi pa provime shtesë në këto kategori:  AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.”

Rruga Press

YouTube player