Bota

Lajm i mirë, Bashkimi Evropian merr vendimin e rëndësishëm për Ukrainën e Moldavinë

27 liderët e Bashkimit Evropian kanë vendosur sot të fillojnë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë. BE gjithashtu i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat, pasi më parë i ishte mohuar kjo kërkesë.

“Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë,” tha Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian.

Lexo më shumë  Macron mbështet “rihapjen e çështjes” së anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Për më tepër, BE “do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit”, u njoftua.

Lexo më shumë  Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së
YouTube player