Lajm i keq për Xherdan Shaqirin dhe ekipin e tij!
Ndeshja mes Lyonit dhe Marseilles, u ndërpre (me 21 nëntor) në minutat e parë, pasi që një shikues me shishe e goditi në kokë futbollistin e Marseilles, Dimitri Payet.
Lyonit i merret një pikë dhe ndeshja e ndërprerë do të riluhet pa praninë shikuesve, kështu ka vendosur Komisioni Disiplinor i Ligës Profesionale të Futbollit francez.
Është një lajm i keq për ekipin e Xherdan Shaqirit, pasi që tani ka një pikë me pak.
Payet, duke e kryer goditjen nga rivënia e këndit në minutën e pestë, ishte goditur nga një shishe me uji.
Më pas lojtarët u larguan nga fusha dhe ndeshja u ndërpre.
Pas kësaj ndërhyri edhe ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, i cili paralajmëroi masa për të përmirësuar sigurinë në stadiume.
Rruga Press