Lajme

Ervin Bushati frikë nga SPAK?! Anulon tenderin 500 mijë euro të Laert Durajt, megjithëse fituesi ishte shpallur!

Nga Boldnews.al

Një nga drejtorët më të përfolur të institucioneve shtetërore, tashmë i ulur në karrigen e deputetit, ka qenë Laert Duraj, i Postës Shqiptare.

“Sheiku” do të mbahet mend për tenderat e shumë në këtë institucion, duke i bërë pa garë apo të paracaktuar. Prej disa muajsh, vendin e Durajt e ka zënë Ervin Bushati, sërish nga radhët e PS-së, ndërsa në institucion ka filluar një “luftë e ftohtë” influencash. Bushati anuloi disa procedura të Durajt, ndërsa disa i finalizoi.

Madje, një tender 500 mijë eurosh, të nisur në kohën e Laertit e vijoi deri në shpalljen e fituesit. Dhe, atëherë kur pritej lidhja e kontratës, ai e ka anuluar me arsyetimin se “dokumentet kanë pasur mangësi të rëndësishme”. Tani, nëse ka pasur mangësi, pse nuk i konstatoi më parë? Përse priti deri në këtë fazë dhe a janë marrë masat për përgjegjësit e këtyre mangësive? Apo fajin e ka sistemi!

Faksimile: Posta Shqiptare shpalli disa muaj më parë fituesin e tenderit 500 mijë euro. Procedura u denoncua edhe nga BoldNews.al

Në datën 18 tetor, BoldNews.al publikoi një investigim për një tender të Postës Shqiptare. Në atë kohë, Bushati kishte finalizuar procedurën e Durajt, teksa kishte firmosur fituesin e tenderit me objekt “shërbimi i mirëmbajtjes së sistemeve të alarmit e të vëzhgimit, marrjes në rrugë valore te sinjaleve të alarmit, verifikimit dhe reagimi me grup të gatshëm në të gjitha filialet e degët dhe shërbimjn me GPS për automjetet e Postës Shqiptare”.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Fondi për këtë tender ka qenë plot 51.280.388 lekë, ose rreth 500 mijë euro me TVSH. “Burimi i financimit nga të ardhurat e shoqërisë ‘Posta Shqiptare’ sh.a” thuhej në dokumente. Tenderi është zhvilluar në fund të shtatorit, ndërsa ka bërë ofertë bashkimi i operatorëve “Elektrosek”, “S.A.S”, “Nazeri 2000”, “Trezhnjeva” dhe “Arb Security”. Ky bashkim operatorësh ka ofruar 50.999.999 lekë.

Pra, shumë afër fondit limit (51.280.388). Ndërkohë, në tender ka marrë pjesë formalisht edhe “Intracom Telecom Albania”, e cila nuk kishte dorëzuar as dokumentacion ligjor dhe as ofertë ekonomike. Pra, procedura tepër fiktive. Për më tepër shumë të dyshimta, pasi në rastin e parë firmat janë bërë bashkë duke eleminuar konkurencën.

Në atë kohë, BoldNews.al ngriti disa pyetje: Nëse Bushati apo drejtorët e tjerë të Postës Shqiptare e kishin ndarë mëndjen të jepnin këto lekë, përse bënë tender? Ku është Autoriteti i Konkurrencës? Apo edhe institucionet e ashtëquajtura të drejtësisë së re?

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Ndërkohë, pa kaluar as dy muaj nga shpallja e fituesit, Ervin Bushati e ka anuluar këtë tender. Frikë nga SPAK-u apo nga Autoriteti i Konkurremcës? Gjithsesi, me pak fjalë, Posta Shqiptare shkruan edhe arsyet e anulimit.

“Në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme” thuhet në dokument. Arsyeja e dytë: konstaton se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme.

“Procedura e sipërcituar aulohet për faktin se në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme si dhe në dokumentat e tenderit pëmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme, Autoriteti Kontraktor anulon procedurën e prokurimit” thuhet në dokument.

Por, nëse ka ma gësi të rëndësishme në dokumente, kush mban përgjegjësi? A është dërguar ndonjë zyrtar, qoftë ky ish-drejtori, në prokurori, në SPAK?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *