BallinaLajme

LAJM I FUNDIT/ Policia sekuestron 840 doza heroine, arrestohet 31 vjeçari në Durrës

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Spring Square”.

Sekuestrohen 840 doza heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike që përdoreshin për peshimin e lëndës narkotike. Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve që disponoheshin nga seksioni për Hetimin e Krimeve se një shtetas kishte sende të kundraligjshme në banesë dhe merrej me veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Spring Square”.

Lexo më shumë  KLSH rekomandoi shkarkimin e Pirro Vengut: Raporti zbulon mbi 8 mln euro të ardhura të munguara, 205 mijë euro dëm ekonomik dhe shkelje financiare milionëshe në Portin e Durrësit

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasi E. I., 31 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve se ky shtetas merrej me shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ushtruar kontrroll në banesën e shtetasit E. I., dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 840 gram,  lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike.

Lexo më shumë  “Shqiponjat” në vijën e parë! Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, çfarë po ndodh para Kuvendit të Shqipërisë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

YouTube player