BallinaLajme

LAJM I FUNDIT/ Greqia rimbyllet sërish deri në 11 janar

LAJM I FUNDIT/ Greqia rimbyllet sërish deri në 11 janar.

Qeveria greke ka njoftuar sot zgjatjen e masave anti-Covid 19 duke filluar nesër dhe të paktën për një javë. Ky vendim synon uljen e mëtejshme të rasteve të reja, lehtësimin e presionit mbi spitalet dhe lejimin e rihapjes së shkollave në 11 Janar.

Zëdhënësi i qeverisë në Athinë Stelios Petsas tha se kushtet epidemiologjike janë përmirësuar dhe janë dukshëm më të mira se shumë vende të tjera evropiane.

Ai shtoi megjithatë se rastet e reja ende mbesin në nivele të larta, duke shkaktuar presion në sistemin shëndetësor, ndërsa 2500 mijë pacientë mbetën të shtruar në spital, me më shumë se 400 në Njësitë e Kujdesit Intensiv.

Lexo më shumë  Komuniteti Amerikan i Inteligjencës: Rusia përdor ‘viktimizimin e serbëve’ në Kosovë për të ushqyer tensionet

Petsas vuri në dukje se muajt e sakrificës nuk duhet të shkatërrohen nga disa ditë masash relaksuese, prandaj qeveria do të intensifikojë përpjekjet parandaluese në javën e parë vendimtare të Vitit të Ri.

Që nga nesër, në 6 në mëngjesit deri të hënën 11 janar, nuk lejohet lëvizja ora 9 në mbrëmje deri në pesë në mëngjes, me përjashtim të punonjësve dhe njerëzve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Lexo më shumë  Kryetarja Haxhiu takon ambasadorin austriak. Theksi te partneriteti Kosovë-Austri

Dyqanet tregtare do të qëndrojnë të mbyllura, ashtu si edhe libraritë, sallonet e bukurisë.

Kishat do të qëndrojnë gjithashtu të mbyllura për shërbesat e së Dielës. Qeveria greke u bëri thirrje qytetarëve që t’i përmbahen rreptësisht masave dhe të jenë të durueshëm për një javë, në mënyrë që shkollat ​​të mund të rihapen, me studentë dhe mësues të kthehen në klasa.

Rruga Press

YouTube player