Opinion/Aktualitet

Lajm i duhur nga Buzhala, në kohën e duhur: Mimoza paska vepruar siç ia kërkon detyra e funksionit që mban

Shkruan Hysamedin Feraj

Lajm i duhur nga Buzhala, në kohën e duhur:

Tani kur po fajësohet partia në pushtet dhe qeveria për tensionimin e situatës në Veri, inçizimi i bërë publik nga Berat Buzhala është me dobi t’u jepet Lajçakut, Eskobarit e Borrellit. T’u jepet si dëshmi e rendësishme se partia në pushtet dhe qeveria e Kosovës paskan bërë shumë përpjekje për parandalimin e tensionimit të situatës në Veri të vendit dhe për bindjen e serbëve të marrin pjesë në jetën politike të vendit normalisht, sipas Kushtetutës, ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

– Mimoza Kusari, shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet, paska vepruar siç ia kërkon detyra e funksionit që mban: t’i kërkojë grupit parlamentar serb të marrë pjesë në jetën normale të Kuvendit të Kosovës, sipas Kushtetutës, ligjit dhe rregullores!

Lexo më shumë  Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

Nuk paska pasur sukses. Ndoshta sepse nuk i premtoi t’i japë territor Serbisë siç i premtoi Ramushi Malit të Zi, as riformësimin e qeverisë duke i dhënë Simiçit postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, siç patën bërë Ramushi, Mustafa e Thaçi me Rakiqin.

Si rezultat, mbas asaj bisede Lista serbe, e dëgjueshme ndaj Vuçiqit e Radojçiqit, e braktisi plotësisht Kuvendin e Kosovës dhe rriti tensionet serbe kundër Kosovës.

Si rezultat, me ose pa koordinim me Radojqiqin e Vuçiqin, opozita në Kosovë po ndjek hapat e Listës serbe, mbasi nuk mund t’iu premtohen as zgjedhje as riformësim i qeverisë ku të përfshihet opozita pa qenë votuar për këtë.

Lexo më shumë  Në Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Milosheviç dhe Vojisllav Shejshel!

– Edhe qeveria e Kosovës dhe vetë kryeministri i bënë thirrje serbëve dhe Listës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja për komunat e mbetura pa kryetar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve serb. Por, meqë nuk u premtoi asgjë jashtë Kushtetutës dhe ligjit, ata dëgjuan Vuçiqin e Radojçiqin për bojkotimin e zgjedhje.

Është dëshmia e duhur, në kohën e duhur (edhe pse paksa e vonuar). Por Berati mbase mund të na japë edhe dëshmi të tjera.

Rruga Press

YouTube player