Lajme

Lajçaku takohet me Kurtin në Greqi: Diskutuam situatën aktuale në rajon dhe dialogun

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi janë takuar në Greqi.

Lajçaku ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun me Serbinë.

“Në margjinat e edicionit të Symi Symposium, me Albin Kurtin diskutuam për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.

Lexo më shumë  Kurti priti organizatat ndërkombëtare të gazetarëve: Kosova ka mjedis mediatik pluralist, shqetësuese mungesa e transparencës së pronësisë së mediave

Ndryshe ditë më parë në Forumin e 15-të në Dubrovnik, Lajçaku kishte deklaruar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është procesi më strategjik në rajon.

Ai gjithashtu deklaroi se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet dy palëve dhe se pret që ato të finalizohen së shpejti. 

Rruga Press

Lexo më shumë  FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *