Lajme

Lajçak: Zgjidhja e çështjes së të pagjeturve mbetet urgjente

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se çështja e personave të pagjetur vazhdon të jetë urgjente.

Ai këtë deklaratë e bëri pas vizitës së tij në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur në Prishtinë dhe pasi pa një shfaqje për këtë temë.

“Zgjidhja për fatin e më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit – pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike – meritojnë që t’iu mbyllet çështja.  Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentacionit, u takova me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen e “Water and Candles””, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lexo më shumë  Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake

Lajçak dje në Prishtinë është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin ka folur për vazhdimin e dialogut me Beogradin, derisa e ka përgëzuar për marrëveshjen e arritur për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Unë gjithashtu e përgëzova atë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë javën e kaluar”, ka shkruar Lajçak pas takimit me Kurtin.

Lexo më shumë  Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje kockore të tre individëve - Vazhdojnë gërmimet në atë që dyshohet si varrezë masive

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *