Lajme

Lajçak takon Bislimin në Bruksel/ Diskutime mbi hapat konkretë dhe të ardhshëm të dialogut

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot në Bruksel Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialogun me Serbinë.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se në takimin e sotëm është biseduar për hapat e ardhshëm në dialog.

“Patëm një diskutim të gjatë dhe të detajuar me Besnik Bislimin sot në Bruksel për gjendjen e tanishme dhe hapat e ardhshëm në dialog”, ka shkruar Lajçak.

Lexo më shumë  Kurti: Themeli i paqes, drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i kriminelëve

Takimi i sotëm i Lajçakut mund të jetë në kuadër të përgatitjes së një takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq i paralajmëruar të mbahet në pjesën e dytë të këtij muaji (korrik).

Lexo më shumë  ASK: Regjistrimi i popullsisë pritet të mbarojë para datës së caktuar

Gjatë vizitës së fundit në Prishtinë, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kishte thënë se janë duke punuar për organizimin e takimit Kurti-Vuçiq, i cili pritet të mbahet gjatë muajit korrik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *