Lajme

Lajçak: Situata në Ballkanin Perëndimor është shumë më e keqe se pesë vjet më parë

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka thënë se situata në rajon është “shumë më e keqe” se pesë vjet më parë.

Në forumin 2BS që po mbahet në Budva të Malit të Zi, Lajçaku u shpreh se rënia e përkushtimit ndaj vlerave evropiane e ka përkeqësuar situatën.

Ai ka vlerësuar se edhe bashkëpunimi rajonal është më i keq se atëherë, duke shtuar se të gjithë treguesit thonë se vendosmëria dhe përkushtimi ndaj reformave që do ta afronin Ballkanin Perëndimor me BE-në sot janë më pak të pranishme.

Lexo më shumë  Arrestimi i policëve nga Serbia, ministri Sveçla: Sulm ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb

“Edhe unë mbaj përgjegjësi. Nuk bëhet fjalë për faj, po e them të qartë, ky është vetëm një vëzhgim”, ka thënë Lajçak, raporton televizioni malazias RTCG.

Përfaqësuesi i BE-së ka theksuar se politika e zgjerimit në bllok, që më parë nuk ishte e pranishme, tani është aty. Siç ka thënë ai, komuniteti politik evropian nuk duhet të ketë frikë.

“Lufta në Ukrainë ka ndryshuar shumë gjëra, rregullat, arkitekturën botërore. Ka një gjë shumë të mirë, dhe ajo është se ka një zgjim në BE”, shtoi ai.

ajçak ka potencuar se kriteret politike janë po aq të rëndësishme sa ato teknike.

Lexo më shumë  Knaus zbulon pse po eskalon Serbia: Dhunë për kërcënim

“Rajoni nuk është në një gjendje të mirë dhe BE-ja dëshiron të tregojë se ne jemi seriozë dhe duam të tregojmë një shembull pozitiv të Ballkanit Perëndimor. Këshilla ime e sinqertë për rajonin – le të mendojmë më pak se çfarë dëshiron BE-ja, dhe fokusohemi në përmbushjen e detyrave tona”, vijoi Lajçak.

Gjithashtu, ai theksoi se anëtarësimi nuk është dhuratë.

“Duhet të ndërtoni standarde evropiane në vendet tuaja, por edhe të zgjidhni çështjet dypalëshe”, përfundoi Lajçak.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *