Lajme

Lajçak publikoi foto nga takimet në Kosovë, eurudeputeti austriak i kërkon disa sqarime

Miroslav Lajçak ishte për një vizitë dy ditore në Kosovë, ku është takuar me liderët shtetëror dhe përfaqësuesit ndërkombëtar të sigurisë (NATO) dhe drejtësisë (EULEX).

Në një mesazh të publikuar në llogarinë personale në Twitter të Përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak-ut i ka reaguar eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i cili ka pyetur se “kur do të shënoni rezultate konkrete në dialogun Kosovë-Serbi”.

“Në rregull. Kur do të tregojë rezultate përpjekja jote? Çfarë ke arritur deri tani sa i përket njohjes nga pesë shtete anëtare dhe nga Serbia në mënyrë që të vendoset normalizim në kontakt dhe ndërveprim? Njerëzit e Evropës meritojnë rezultate”, ka shkruar Mandl.

Lexo më shumë  Aksioni i Policisë në veri, ku u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, BQK: Operimi i institucioneve financiare pa licencë është veprim i paligjshëm dhe i palejueshëm

Sllovaku kishte bërë të ditur se ka pasur një takim të mirë me zyrtarët e EULEX-it dhe KFOR-it, “Pata një bisedë shumë të mirë me EULEX-in dhe KFOR-in për situatën e sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë”.

Ndryshe, Lajçak gjatë ditës së djeshme ka takuar në Prishtinë presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Rruga Press

Lexo më shumë  Hetimi pasuror/ Ç’po bën SPAK me Erion Veliajn
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *