Lajçak pret sot në takim negociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Bislimin dhe Petkoviçin
Sot do mbahet takimi i radhës i kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Nikoqir i takimit është përfaqësuesi i veçantë i BE-së për dialog Miroslav Lajҫak, ndërkohë çështja e energjetikës do jetë fokus i diskutimeve gjatë ditës së martë, njofton gazetarja Gjeraqina Tuhina e RTK në Bruksel
Që nga kriza e shtatorit në veri të Kosovës, kryenegociatorët, Besnik Bislimi nga Prishtina dhe Petar Petkoviq nga Beogradi janë takuar vetëm një herë, më 21 prill, kur dështoi arritja e marrëveshjes për target e automjeteve.
Sipas zyrtarëve evropian, energjetika dhe çështja e të pagjeturve janë dy tema ku palët i kanë përafruar qëndrimet.
Rruga Press