Lajçak për modelin kroat: Për ne është i pranueshëm modeli që është i bazuar në normat e BE-së
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pyetur për qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi modelin kroat të pakicave, nëse mund të funksionojë edhe në Kosovë.
Lajçak ka thënë se BE-ja pranon atë që është në pajtim me vlerat evropiane.
“Për BE-në e pranueshme është ajo që është e bazuar në normat dhe vlerat e BE-së, dhe që është në pajtim me modelet ekzistuese evropiane”, ka deklaruar ai para mediave pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.
Rruga Press