Lajme

Lajçak pas takimit me Kurtin: Diskutuam propozimin për normalizimin e marrëdhënieve

Janë takuar në Qeveri të premten në mëngjes pesë të dërguarit ndërkombëtarë të cilët u priten nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti priti në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe zëvendësndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Kjo vizitë e nivelit të lartë vjen në vazhdën për arritjen e një marrëveshjeje bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbi bazën e planit të BE-së, apo të ashtuquajturin planin franko-gjerman për dialogun.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka quajtur të hapur dhe të sinqertë takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se qëllimi ishte diskutimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi i takimit ishte të diskutojmë propozimin për normalizim që ia kemi paraqitur në shtator e më pas në dhjetor. Kemi më shumë se dy orë në takim që do të thotë se takimi nuk ishte i lehtë, ishte i gjatë, por shumë i hapur dhe i sinqertë. Është shumë herët të bëjmë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do vazhdojmë në Beograd. Nuk mund të them shumë”, ka thënë ai para gazetarëve pas takimit në Qeveri.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Lajçaku ka thënë se shpreson që të shfrytëzohet potenciali i plotë i këtij propozimi. 

“Kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron ky propozim. Shpresoj të arrijmë aty dhe të shfrytëzohet potenciali i plotë i këtij propozimi”, ka thënë ai. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *