KryesoreLajme

Lajçak në takim me Bislimin: Diskutuam për zbatimin e plotë të Marrëveshjes

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e quajti diskutim të dobishëm takimin me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, duke njoftuar se kanë diskutuar për zbatimin e plotë të Marrëveshjes në rrugë drejt normalizimit. Ai ka shkruar në rrjetin social X se po bëhen përgatitje për takimin e ardhshëm në Bruksel mes kryenegociatorëve.

“Diskutim i mirë dhe i dobishëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në përgatitje të takimit të ardhshëm mes kryenegociatorëve sot në Vjenë. Diskutuam në detaje për zbatimin e plotë të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak.

Edhe Bislimi ka reaguar pas takimit, duke thënë se biseduan për rrugën përpara në procesin e dialogut “që do të garantonte zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj”.

Lexo më shumë  Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Ai u shpreh se diskutuan edhe për takimin e ardhshëm mes kryenegociatorëve.

Në mes të shtatorit ishte takimi i fundit në Bruksel, ku zyrtari evropian i takoi ndaras Bislimin e Petkoviqin, por që s’arriti të zhvillonte takim trilateral.

“Shpreh keqardhje që nuk arrita t’i adresoj çështjet më të rëndësishme në një takim trepalësh. Unë jam në dispozicion të palëve dhe ne do të vazhdojmë në javët në vijim”, kishte shkruar Lajcak në rrjetin social X.

Lexo më shumë  Rritet sërish emigrimi: Vetëm në 2025-n, BE dha 69 mijë leje të reja qëndrimi për shqiptarët
YouTube player